Paranojat e servisit publik, RTVM nuk guxon të përmend Gruevskin dhe Mijallkovin

Sipas portalit libertas, RTVM shtetërore, të cilën e paguajnë të gjithë qytetarët, e publikoi një pjesë nga pres konferenca e LSDM-së ku u zbuluan disa përgjime, por me shumë kujdes.

“ Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev publikoi 11 biseda telefonike për të cilat thotë se janë përgjuar. Sipas kryetarit të partisë në opozitë, janë përgjuar 20.000 njerëz, në mesin e të cilëve, politikan, biznesmen, gazetar, përfaqësues të sektorit jo qeveritar. Ka ngritur padi penale kundër përgjegjësve në MPB”, thuhet në reportazhin e shkurt.

Edhe pse Zaev si fajtor kryesor i përmendi kryeministrin Nikolla Gruevski dhe drejtorin e DSK, Sasho Mijalkov, emrat e tyre as që u përmendën, as nga paralajmërimi i prezantuesit Stojan Trpçevski, as nga reportazhi i gazetarit Mile A. Risteski.

Lajme të ngjashme

Back to top button