fbpx

Çështja e emrit nuk do të jetë së shpejti në rend dite në Qeverinë greke

Qeveria greke në të ardhmen e afërt nuk planifikon fare të merret me çështjen e emrit të Maqedonisë, e as të lëshohet në bisedime të drejtpërdrejta me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi, lajmëroi korrespondenti i MIA¬s nga Athina. Edhe pse kryeministri i ri, Aleksis Cipras udhëtimin e parë zyrtar e realizoi në Qipro, me qëllim të tregojë se çështjet nacionale gjenden lartë në agjendën e Qeverisë së tij, problemet me të cilat po përballet Greqia brenda në vend dhe në raportet me partnerët në BE, nuk lejojnë që Kabineti t’u kushtohet më tepër çështjeve më të rëndësishme nacionale siç janë Qiproja dhe çështja për emrin.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se edhe qëndrimet e ndryshme të partnerëve të koalicionit në Qeveri, SYRIZA dhe Grekët e Pavarur, lidhur me Maqedoninë, gjithashtu janë pengesë e cila vështirë se do të zhvendoset në mënyrë që kjo çështje të vijë në rend dite. Në fjalimin e tij të parë në Parlament, Cipras para disa ditëve, shkurtimisht e përmendi çështjen për emrin e vendit tonë, duke thënë se qëndrimi i Qeverisë është emër i përbërë me përcaktim gjeografik.

Nëse Grekët e Pavarur do të ishin në opozitë, deri më tani do të kishte më shumë reagime ndaj deklaratës së Ciprasit, duke pasur parasysh atë që partia e Kamenosit në përbërjen e kaluar parlamentare ishte një ndër më të zëshmet me pyetje drejtuar Samarasit “nëse ia ka shitur emrin e Maqedonisë Shkupit” dhe të ngjashme. Kësaj radhe nuk ka kurrfarë reagimi. Jo sepse Grekët e Pavarur (ANEL) nuk kanë se çka të thonë, por pikërisht për shkak të marrëveshjes së koalicionit ndërmjet dy partive, siç ishte kumtuar paraprakisht, se Cipras do t’i respektojë linjat e kuqe të Kamenosit për çështjet nacionale. Gjatë dy ditëve debat në Parlamentin grek, vetëm deputeti i ANEL¬it, Nikos Nikolopulos e përmendi çështjen e emrit, por shkurtimisht dhe në kontest krejtësisht tjetër.

Duk cekur se qeveria e re “po investon mund të madh që vendi të dalë nga pozita e robit në të cilën e vendosën qeveritë e Papandreut, Samarasit dhe Venizelosit”, Nikolopulos shpejtoi të përmendë se partia e tij ka dallime ideologjike me SYRIZA-¬n dhe qasje të ndryshme për emrin e përbërë të Shkupit” dhe migracionit. Megjithatë, ai nënvizoi se dy partitë i bashkojnë shumë më tepër gjëra.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close