Plenumi i Profesorëve: Vazhdojmë veprimin tonë jashtë institucional

Plenumi i Profesorëve e njofton opinionin se në mbledhjen e sotme të kuvendin të caktuar për propozim Ligjin për arsimin e lartë nuk është respektuar kërkesa e Plenumit të profesorëve për shtyrjen e pakos së ligjeve në tersi për arsimin e lartë deri ën vitin 2018.

Plenumi i Profesorëve kërkon shtyrjen e komplet pakos së ligjeve për arsimin e lartë deri në vitin 2018 si një parakusht i domosdoshëm për fillimin e punës për përpunimin e ligjeve të reja.

“Si rezultat I pritjeve të tradhtuara disa herë për pengimin e ligjeve të dëmshme në arsimin e lartë, Plenumi i Profesorëve e njofton opinionin se do të vazhdojë me veprimin jashtë institucional deri në anulimin e pakos së tërësishme të ligjeve për arsimin e lartë deri në vitin 2018. Plenumi I Profesorëve i bashkëngjitet , Plenumit të Studentëve në formimin e Zonës Autonome Akademike”, thuhet në reagimin e Plenumit të Profesorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button