Po i dridhet ulësja Ancelottit

Carlo Ancelotti nuk i ka punët mirë. Strategu italian do të shkarkohet nga detyra e trajnerit në Real Madrid nëse nuk arrin ta fitoj titullin e kampionit në La Liga, raporton “Fichajes”.

Real Madridi rrezikon vendin e parë në renditjen tabelore pas turpërimit nga Atletico Madrid (4:0), pasi Barcelona është afruar vetëm në një pikë nga kreu i tabelës.

Ancelotti, i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2016, vetëm para një muaji ishte afër vazhdimit të kontratës, por vetëm pas 30 ditëve gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike.

Lajme të ngjashme

Back to top button