Bilalli: Këshilli i Intelektualëve, iniciativë për të ngritur zërin e margjinalizuar

Këshilli i Intelektualëve Demokrat një iniciativë e paralajmëruar nga Mersel Bilalli, pretendon të jetë një shoqatë përballë sfidave të kohës një kurajë më shumë për intelektualët për të ngritur zërin e margjinlizuar.

Mersel Bilalli, thotë për Portalb se një organizim i tillë do të ndihmonte në ngritjen e zërit të inteligjencës së margjinalizuar të intelektualëve, ekspertëve me qëllim që sa më shpejt të tejkalohet gjendja e brishtë.

“Një pjesë bukur e madhe e intelektualëve është I mendimit s gjendja në vend tejet shqetësuese, kurse subjektet politike janë larg asaj që duhet të jenë. Njerëzit janë lënë në mëshirën e zotit, të pambrojtur, të margjinalizuar. Dikush duhet tu jap kurajë. Aq më shumë kur pritet që situate edhe më tej të dramatizohet”, thotë Mersel Bilalli.
Bilalli thotë me arsye ekziston ndjenja se jemi lënë anësh si popullatë dhe rreziqet janë të mëdha. Partitë e vogla sipas tij, ende nuk e gjejnë veten në këtë amulli.

“Fakt është se edhe nga përfaqësuesit shqiptarë përkrahet pushteti I cili është duke i shkel të gjitha normat elementare morale e juridike dhe të gjitha parimet themelore politike. Tani ngjasojmë një vend si Koreja e Veriut dhe kjo duket e pëlqyeshme për dikë, andaj dikush duhet të thotë stop. Shpresojë se shoqata do të ofrojë projekte të shumta për tu kthyer në rrugën normale jo vetëm në sferën politike, por edhe në atë ekonomike, veçanërisht ofrimi i analizave që kanë të bëjnë me ekonominë, investimet, punësimet dhe ndalja e eksodit”, thotë Mersel Bilalli.

Lajme të ngjashme

Back to top button