Ligji për arsim të lartë, pas marrëveshjes më SASHK-un sërish në shqyrtim

Në rend dite të mbledhjes së sotme në Kuvendin e RM¬-së është Propozim ¬ligji për ndryshim të Ligjit për arsimin e lartë, në procedurë të shkurtuar, pasi që të premten në Qeveri u arrit marrëveshje për zbatim të shtyrë të ndryshimeve në ligjin ekzistues, të cilin deputetët i votuan më datën 14 të muajit të kaluar.

Me propozimin e ri shtyhet për një vit zbatimi i provimit shtetëror për studentët, ndërsa për dy vite do të shtyhet obligimi që profesorët të publikojnë punime shkencore në revista me impakt-faktor. Marrëveshja u arrit më 6 shkurt në Qeverinë e RM¬-së, ku takim me kryeministrin Nikolla Gruevski, ministrin Abdilaqim Ademi dhe zëvendësin Spiro Ristovski patën delegacionet e Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, kryesuar nga rektori Velimir Stojkovski, i cili është edhe kryetar i Konferencës ndëruniversitare.

Morën pjesë edhe përfaqësues të plenumeve të studentëve dhe profesorëve. Në takim u arrit marrëveshje që gjatë periudhës në vijim, grupe të përbashkëta pune ta vazhdojnë diskutimin për përmirësimin e pakos së reformave dhe miratimin e ligjit të ri për arsimin e lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button