Ndryshimet e ligjit për honorarët para deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet që të debatojë për Propozim¬ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët Talat Xhaferi, Ilija Dimovski, Kërsto Mukoski, Aleksandar Nikolloski. Grupi i deputetëve i VMRO¬DPMNE¬së i cili të shtunën paralajmëroi se deri te Kuvendi do të parashtrojë propozim për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social, theksoi se me të respektohen një pjesë e kërkesave të qytetarëve për pagesë të honorarëve.

“Pas konsultimeve më të gjata me disa institucione kompetente shtetërore, por edhe pas analizës së thelë të të gjithë aspekteve dhe vërejtjeve të disa qytetarëve, organizatave dhe ndërmarrjeve, grupi i deputetëve i VMRO¬DPMNE¬së përgatiti propozim me të cilin do t’u përgjigjen pozitivisht kërkesave, por në të njejtën kohë nuk do të humbej qëllimi kryesore dhe drejtësi të ndryshimeve paraprake të Ligjit”, njoftoi të dielën grupi i deputetëve.

Me ndryshimet dhe plotësimet më të reja të Ligjit për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social bëhet saktësim dhe lehtësim i kushteve për pagesë të kontributeve të kompensimeve të realizuara sipas marrëveshjes në vepër, marrëveshjes autoriale dhe ndonjë lloj tjetër marrëveshjeje me të cilin realizohet kompensimi. Propozohet që personat të cilët realizojnë të ardhura nga marrëdhënia e punës (persona të punësuar) dhe eprsonat të cilët realizojnë të ardhura të bazë të pensionit (pensionistët) të lirohen nga obligimi për pagesë të kontributeve në qoftë se realizojnë të ardhura plotësuese në nivel mujor në bazë të marrëveshjes në vepër, marrëveshjes autoriale ose ndonjë lloj tjetër marrëveshjeje, më të ulta se shuma e neto pagesë mesatare të paguar në RM në vitin paraprak në pajtueshmëri me të dhënat e Entit shtetëror prë statistikë (rreth 21.300 denarë). Këta persona, sipas propozimit, do të paguajnë kontribute vetëm për shumën që e tejkalon këtë prag prej 21.300 denarë.

Kjo, siç thuhet në kumtesë, për arsye se këta persona nuk janë të inkuadruar në sistemin e sigurimit social. Në qoftë se i punësuari ose pensionisti realizon të arhdura plotësuese sipas njërës prej këtyre bazave më të ulta se 21.300 denarë, nuk do të paguajë kontribute. Sipas të propozuarës, në qoftë se i punësuari ose pensionisti realizon të ardhura shtesë prej 27.000 denarë, do të paguajë kontribute vetëm për dallimin deri te paga mes.

Lajme të ngjashme

Back to top button