Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar nga zjarri në Veles

Gjashtë persona janë lënduar, një plakë ka humbur jetën , dy shtëpi dhe punëtori rrobaqepsie janë djegur në zjarrin e madh që ndodhi mbrëmë në Veles. Në vendin “Dvorovi” në rrugën “Gjore Organxhiev” në Veles mbrëmë rreth orës 12:30 ka shpërthyer zjarri në shtëpinë e familjes Boshkovski.

Nga zjarri pastaj është kapluar edhe një shtëpi, si dhe punëtoria e rrobaqepsisë së Rashetos, ku tërësisht është djegur pajisja dhe retromaterialet.

pozar-veles1-500

 

Në njërën nga shtëpitë jetën nga zjarri e ka humbur një grua në moshë. Gjatë intervenimit njëri nga zjarrfikësit, nga shpërthimi i bombolës së gazit është lënduar dhe është dërguar në spital. Gjatë intervenimit drejtuesi i ndihmës së shpejt, i cili ka qenë zyrtarisht aty, ka rrëshqitur në akull nga uji i ngrirë nga temperaturat e ulta dhe ka thyer këmbën.

“Gjashtë persona janë pranuar në spitalin e Velesit, katër prej tyre janë lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa dy me djegie më të vogla ende janë në spital”, njofton zëdhënësja Silvana Mishkova. Siç është paralajmëruar, shtëpitë e djegura sot do t’i vizitojë ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov dhe kryetari i komunës së Velesit Slavço Çadiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button