Turqia me më së shumti “kërkesa” për Twitter-in

Turqia, Franca dhe Rusia janë tre vendet kryesore që kanë kërkuar largimin e përmbajtjeve të caktuara nga rrjeti social Twitter, në vitin 2014.

Raporti për transparencë i Twitter-it ka zbuluar 663 kërkesa nga Turqia, 143 nga Franca dhe 124 nga Rusia.

Agjencitë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara janë të katërtat, me 63 kërkesa, vitin e kaluar.

Twitter ka thënë se nuk ka rënë dakord me asnjë kërkesë të SHBA-së, ndërsa ka përmbushur 45 për qind të kërkesave të Turqisë dhe 25 për qind të Rusisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button