Zvrlevski: Pasi që ta pranojnë padinë, do të veprojmë për përgjimet

Prokurori publik Marko Zvrlevski ka deklaruar se dje publike nuk është dërguar padia penale nga LSDM për rastin e përgjimeve.

Ai për Radio Evropa e Lirë deklaroi se pasi që ta pranojnë padinë penale, do të veprojmë për rastin.

Nga LSDM thuan se padia do të dërgohet këtyre ditëve. Kryetari i partisë, Zoran Zaev, dje, në pres konferencë i prezantoi njëmbëdhjetë incizime audio për të cilat tha se janë përgjime nga shërbimet vendore. Ai theksoi se do të ngrisin padi penale kundër Sasho Mijalkov, kundër Goran Gruevski dhe një të punësuari të panjohur në shërbimet e sigurimit.

Zaev shtoi se edhe ai edhe opozita tërësisht e kanë humbur besimin në organet e gjyqësisë, por nëse Prokuroria publike fillon një hetim të pavarur dhe transparent, atë do ta përshëndesin.

Lajme të ngjashme

Back to top button