Meta – Veseli: Shtysë bashkëpunimit Shqipëri- Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë një takimi që zhvilloi në Kryesinë e Kuvendit me homologun e Kosovës, Kadri Veseli, Meta tha se është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy administratave të vendeve. Në konferencën e përbashkët për mediat, Meta deklaroi se e ardhmja e dy vendeve është Bashkimi Europian, ndërsa shprehu mbështetjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij kjo vizitë do ti japë një shtysë të re dhe më dinamike, marrëdhënieve mes dy vendeve.

Nga ana e tij kreu i Kuvendit të Kosovës, shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Shqipëria ndër vite.

Veseli tha se ndodhet në Tiranë për të çuar përpara mesazhin e bashkëpunimit, duke shtuar se moment të rëndësishëm përbëjnë transformimet e mëdha veçanërisht në fushën ekonomike. “Në kuadër të integrimeve drejt BE-së, kemi vendosur të kemi komunikime të përbashkëta. Kemi shumë aspekte ku mund të shërbejë përvoja, në mënyrë që brenda vitit 2020 të jemi të integruar, ose dhe më shpejtë”, u shpreh Veseli.

Lajme të ngjashme

Back to top button