Merko: Sela të merret me punë konkrete jo me fjalë dhe fotografi

Dega e BDI-se ne Struge përmes kryetarit te saj Ramiz Merko ka komentuar sot lidhur me 100 ditshin e parë të qeverisjes se komunës së Strugës nga kryetari i saj i ri Ziadin Sela, me çka është shprehur teper e pakenaqur me arritjet e kryetarit Sela dhe raportin e tij per 3 mujorin e pare.

Merko ka akuzuar Selen se për 100 ditët e para nuk ka arritur te realizoje atë qe ka premtuar ndaj elektoratit shqiptar ne Struge, por gjate kësaj kohe me shume është marre me kritika ndaj qeverisjes se shkuar se sa me pune konkrete.

Merko i ka cilësuar si spekulative krahasimet qe Sela i beri ne raportin e tij për 100 ditshin e pare te komunës se Strugës ku tha se ka zvogëluar për dhjete here harxhimet dhe ka rritur te hyrat ne komune.
Krahasimet do ti bëjmë ne muajin janar te vitit te ardhshëm, sepse nuk mund te krahasohen harxhimet e tre mujorit te pare me harxhimet e muajve qe qeveris Sela, sepse siç dihet ne atë periudhe harxhimet janë me te larta, andaj nuk është e drejte te bëhen krahasime te tilla, theksoi Merko.
Kryetari i BDI-se ne Struge tha se komunën e ka lëshuar me një gjendje pozitive financiare ne plus një milionë euro dhe ketë mund ta dokumentoje.

Lidhur me formimin e këshillit komunal ne qytetin e Struges, Merko ka theksuar se BDI-ja ne Struge gjithmonë ka qene e gatshme qe ti ndihmoje kryetarit Sela për formimin e këshillit, madje ketë qëndrim ai e ritheksoj edhe një here, ai tha se do te ishte absurde qe kryetari Sela te beje koalicion me partite maqedonase te cilat i kishte rivale ne raundin e dyte te zgjedhjeve.

Ne përfundimin e fjalës se tij Merko apeloi te kryetari i Strugës qe te mos i pengoj bizneset dhe zhvillimin ekonomik te qytetit, por ashtu siç ka premtuar ti stimuloje ata dhe t’u ndihmoje qe ta zhvillojnë turizmin dhe ekonominë ne përgjithësi..

Lajme të ngjashme

Back to top button