fbpx

Agjencitë e huaja të lajmeve për aferat e përgjimit në Maqedoni

Shefi i opozitës Maqedonase e ka akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski për përgjimin e gazetarëve, liderëve fetar dhe opozitarë, me çka thellohet skandali që javëve të fundit e ka kapluar këtë vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Këtë e ka theksuar agjencia e lajmeve Reuters duke raportuar nga press konferenca e liderit të LSDM-së Zoran Zaev, ku ai i ka akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski dhe shefin e Agjencisë për kundërzbulim Sasho Mijallkov se kanë orkestruar përgjimin e 20 mijë njerëzve në kato katër vite.

Reuters rikujton se policia më 31 janar e ka akuzuar Zaevin për bashkëpunim me agjencitë e fshehta të huaja për rrëzimin e qeverisë.

Agjencia e lajmeve Associated Press shkruan se në Maqedoni po intensifikohen përleshjet ndërmjet dy partive më të mëdha në vend. Ajo gjithashtu shton se LSDM-ja ka ngritur procedurë penale kundër Agjencisë për kundërzbulim si dhe shefit të saj Sasho Mijallkov.

Zoran Zaev

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close