Tuna, fituesja e Dancing with the Stars 5 (Foto/Video)

Këngëtarja e suksesshme shqiptare, Tuna, me plot meritë është shpallur fituesja e edicionit të pestë dhe jubilar të Dancing with the Stars Albania, duke radhitur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj.

Dancing wth the Stars Albania e pati finalen e madhe sonte mbrëma, ku pesë finalistë u përballën me njëri tjetrin.
Pas vallëzimeve të para ishte Heidi Lushtaku, modelja shqiptaro-zvicërane ajo që u largua nga gara, dhe ajo u pasua nga Kristi Popa, valltari karakteristik i Dancing, transmeton Telegrafi.
Në vazhdim pasuan dy performancat e fundit nga Evi Reçi, Amos Zaharia dhe ajo që u quajt favorite për të fituar para finales, Tuna.

Tuna 3
Ishte Evi ajo që shfaqi performancë mjaft të mirë me Cha Cha Cha-në energjike, para se Amos me Passo – Doblen e bukur të lënte gjurmë.

Por, ishte pikërisht favoritja për të fituar si nga mediat ashtu dhe nga publiku, Tuna, ajo që edhe e bëri goditjen e fundit, më të fuqishmen dhe përfundimtaren.

Tuna 2
Interpretimi i saj “Tango” në skenën e Dancing with the Stars Albania i dha fund gjithçka, pasi dy tre lëvizjet akrobatike zgjuan euforinë e publikut në sallë, ku kishte edhe përkrahje nga Shkupi për këngëtaren.
Në fund pas verdiktit të publikut me SMS, votimit online dhe verdiktit të jurisë, Tuna edhe u shpall fituesja e këtij edicioni të Dancing With The Stars.

Tuna 1
Kështu mbaroi edhe edicioni i pestë i Dancing with the Stars Albania, që edhe pse i kritikuar në edicionet e mëhershme, duket se kësaj radhe dha fituesin meritor, teksa për Tunën, ky është suksesi i radhës në karrierën e saj, pas dy fitoreve në X Factor dhe suksesit tjetër në karrierën muzikore si këngëtarja më e kërkuar në tregun muzikor, e njohur për hitet e saj. /Telegrafi

 

Lajme të ngjashme

Back to top button