Gruevski-Zaev: Dialogu pas 23 gushtit të konsiderohet i vdekur

Takimi i sotëm një orësh mes Kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, është “përpjekja e fundit” për deblokimin e punës së komisionit që duhet ta bëjë raportin për ngjarjet e 24 dhjetorit.

Afati i fundit për arritjen e marrëveshjes për raportin e Komisionit, është 23 gushti, kanë rënë dakord të dy liderët, ndërsa thuhet në deklaratën e përbashkët menjëherë pas takimit.

“Nëse deri në afatin e caktuar nuk bien dakord, kjo do të konsiderohet se nuk mund të arrihet zgjidhje” thuhet në deklaratë.

Të dy liderët e partive, sot kanë biseduar prapa dyerve të mbyllura. Para takimit Gruevski-Zaev, lideri i LSDM-së në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se dialogut të ngjarjeve të 24 dhjetorit, t’i jepet edhe një shans.

“Ekziston edhe një shans për dialog. Deri më 24 gusht, zyrtarisht ende është e hapur mundësia që të arrihen konkluzione dhe rekomandime për raportin e punës së komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit”, thotë Zaev.

Kryeministri Gruevski, të shtunën njoftoi se nëse në ditët e ardhshme nuk arrihet ndonjë zgjidhje, VMRO-DPMNE do të mendojë për “hapa dhe strategji të reja, të cilat do të jenë ndryshe nga ato që janë tani”.

Lajme të ngjashme

Back to top button