Pesë aksidente në Shkup

­ Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej pesë aksidente trafiku. Prej tyre, katër janë me pasojë dëme materiale dhe njëri është me lëndime të rënda trupore në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor.

Gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 17 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, prej tyre nën shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vendbanim.

Dy shoferë të cilët kanë drejtuar atomjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni, pesë shoferë kanë kaluar në semafor me ngjyrë të kuqe, si dhe 20 shoferë të cilët me automjetin në mënyrë jo të drejtë janë parkuar para udhëkryqit, nuk nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose, madje, e kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm “kaçubeti” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë larguar 55 automjete të cilët e kanë penguar lëvizje normale në komunikacion. Sot Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugpr pranë SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në shkollat fillore “Zhivko Brajkovski” dhe “Ardhmëria” të cilat ndodhen në territorin e komunës Butel dhe komunës Çair.

Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme me ç’rast pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullativës ekzistuese të qarkullimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button