Ka edhe klient maqedonas në bankat e Zvicrës

Banka zvicerane HSBC ju ka ndihmuar klientëve të pasur që të shmangin pagesën e tatimeve dhe të fshehin miliona dollar, tregojnë të dhënat e botuara nga një konsorcium i gazetarëve hulumtues dhe mediave evropiane.

Janë zbuluar llogari të fshehta bankare në Zvicër, që janë hapur për kriminelët, trafikantët, politikanët, personat e njohur, ose të gjithë  ata që kanë dashur të shmangin tatimin.

Dokumentet e fshehta kanë të bëjnë me degën private zvicerane të gjigantit bankar HSBC ku janë gjetur llogari që janë fshehur më shumë se 100 miliard dollar.

Në lista më shumë ka klient nga Zvicra, Franca, Britania, Italia, Izraeli dhe Amerika.

Maqedonia është në listën e 157 ndërsa para saj janë Serbia 106, Kroacia 107, Mali I zi 132 dhe Sllovenia 146, më pas janë Bosnja dhe Hercegovina 164 dhe Shqipëria 194.

B9ZD5N8IUAAn7Dx

Sipas shumës që kanë klientët, Maqedonia ndodhet në vendin e 89.

Dokumentet janë zbuluar nga konsorciumi ndërkombëtarë për gazetari hulumtuese, ndërsa është publikuar në gazetën franceze Mond.

LEXO: SwissLeaks, VIP-at që fshehin milionat në Zvicër

Lajme të ngjashme

Back to top button