Ndërprerje dhe ndalesa të komunikaiconit në disa pjesë të rrugëve

­ Në kalimin malor Gjavatë ka ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese, për shkak të borës në rrugë. Për llojet e tjera të automjeteve rekomandohet përdorimi i pajisjes dimërore. Në aksin rrugor Katllanovë ­ Veles pas pikës pagesore rrugore Sopot, për shkak të shembjeve të mëdha komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi, me ç’rast është vendosur sinjalizim në komunikacion.

Në aksin rrugor Stracin-Kriva Pallankë në dalje nga Stracini në drejtim të Kriva Pallankës, për shkak të rrëshqitjeve të dheut është përfshirë korsia e tretë e rrugës në gjatësi prej 150 metrash. Në vend është vendosur sinjalizim adekuat në komunikacion. Aksi rrugor Koçanë ­ Makedonska Kamenicë, për shkak të shembjeve të mëdha të gurëve, komunikacioni ende është i ndërprerë për çfarëdolloj automjetesh. Komunikacioni po rikahëzohet përmes aksit Vinicë­Pehçevë­Dellçevë. Ende është në ndërprerje komunikacioni në aksin rrugor Marvinci ­ Gjevgjeli është ndërprerë për shkak të ujit të ardhur nga lumi Vardar në nënkalim.

Komunikacioni në akset rrugore Koçan­Zrnovci dhe Trabotivishte­Razlovci është në ndërprerje për shkak të dëmtimeve në urat e lumit Bregalnicë. Rruga alternative për Trobotivishte është rruga e vjetër Dellçevë­Trabotivishte. Në komunën Probishtip, për shkak të rrëshqitjes së dheut edhe më tutje është në ndërprerje komunikacioni për të gjitha llojet e automjeteve në drejtimin rrugor Kiselicë­-Zlletovë. Automjetet janë riorientuar nga drejtimi Kiselicë­Probishtip­Legovec­Zletovë. Rruga lokale për në fshatin Pokrajçevë, e cila e lidh rrugën magjistrale A­4 Radovish­Strumicë, për shkak të përmbytjes së lumit Radovishka, komunikacioni është në ndërprerje dhe i njëjti zhvillohet përmes f. Podaresh­Radovish. Aksi rajonal nga fshati Topollçan drejt fshatit Klepaç për shkak se ka shumë ujë është në ndërprerje për çdo lloj të komunikacionit.

Aksi rrugor Manastir ­ Novaci është i hapur për të gjitha mjetet e komunikacionit. Komunikacioni në aksin rrugor Demir Kapi ­ Koreshnica është normalizuar për të gjitha llojet e komunikacionit. Sipas informatave të marra nga NP Makedonija pat, komunikacioni në të gjitha rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagta dhe vende vende me mbetje të borës.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. n

Lajme të ngjashme

Back to top button