Fatos Reka do të jetë ambasadori i ri shqiptar në Maqedoni

­ Ambasador i ri i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë do të jetë Fatos Reka, i cili para anëtarëve të komisionit parlamentar për për politikë të jashtme e ka prezantuar platformën e tij të diplomatit të parë shqiptar në Maqedoni dhe e ka marrë mbështetjen nga Komisioni.

Reka, i cili vjen në vendin e Petrit Bushatit, është i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por nuk konsiderohet si personalitet i njohur në skenën politike shqiptare. Platformat e tyre para komisionit parlamentar për politikë të jashtme i kanë prezantuar edhe Visar Zhiti, i cili do të jetë ambasador në Vatikan, si dhe Bardhyl Canaj, i cili e mori funksionin ambasador i Shqipërisë në Izrael.

Lajme të ngjashme

Back to top button