Mot i ftohtë dhe me erë

­ Moti sot në Maqedonisë do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha diellore, por i ftohtë dhe me erë. Vende vende do të ketë reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë veriore mesatare deri e përforcuar e cila lokalisht do të arrijë shpejtësi mbi 80 kilometra në orë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus nëntë deri minus dy, ndërsa ajo e ditës prej katër deri pesë gradë Celsius.

Në Shkup do të ketë mot me vranësira të ndryshueshme me erë mestare të përforcuar të kohëpaskohshme veriore. Do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus pesë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në dy gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button