fbpx

Si të rigjeneroni flokët për 10 ditë?

Shumica e njerëzve shqetësohen nga rënia e flokëve dhe gjithmonë janë në kërkim të një trajtimi. Mos u shqetësoni. Ka shumë trajtime natyrale dhe mjekësore. Provoni këtë metoda natyrale në rast të rënies së flokëve.

Gjumi/Stresi –
Nëse jeni duke përjetuar rënie flokësh, gjëja e parë që duhet të bëni është të ekzaminoni stilin e jetës. A kanë ndryshuar tek ju nivelet e gjumit dhe të stresit? Nëse po, këtu mund të qëndrojë rrënja e problemit tuaj. Përpiquni të rivendosni regjimin tuaj. Nëse e keni të vështirë të qetësoni trurin pas punës tuaj ose para se të shkoni në shtrat, provoni meditimin. Rezervoni 10 minuta vetëm për veten tuaj. Vendosni telefonin “silent” dhe mbajeni larg vetes. Pastaj mbyllni derën dhe uluni këmbëkryq me sy të mbyllur. Qartësoni mendjen duke u fokusuar tek frymëmarrja që kalon brenda dhe jashtë mushkërive. Nëse jeni person vizual imagjinojeni ajrin si një ngjyrë dhe sesi ju mund ta shihni atë duke mbushur e zbrazur trupin tuaj. Nëse mendime nga jeta personale apo nga puna fillojnë të kalojnë në mendjen tuaj, ose diçka tjetër, kalojini me vetëdije mendimet tek frymëmarrja juaj.

Ushqimet e duhura?
Të gjitha ushqimet më poshtë rekomandohen për flokët. Nëse i konsumoni rregullisht, ju natyrshëm do të mbuloni defiçencat që shkaktojnë rënien e flokëve tuaj. -Salmoni, sardelet, trofta, skumbri: Këta peshq sigurojnë acidet yndyrore omega 3 dhe vitaminë D. Trupi juaj nuk prodhon vetë acide yndyrore, të cilat përbëjnë 3 % të bushtit të flokëve dhe gjithashtu gjenden në lëkurën e kokës, kështu që ju duhet t’i merrni diku.
-Avokado, farat e kungullit dhe arrat kanë gjithashtu acide omega 3 si dhe zink, mungesa e të cilit mund të çojë në rënien e flokëve.
-Oysters (Lloje midhdjesh). Janë të pasura në zink, hekur dhe proteina. Vetëm 6 të tilla kanë 220% të vlerës ditore të zinkut, 33% të vlerave të hekurit dhe tetë gramë proteina.
-Patatet e ëmbla dhe karotat. Përmbajnë vitaminë A e cila është thelbësore për shëndetin e skalpit. Mungesa e saj mund të shkaktojë rënie flokësh.
-Vezët. Kanë proteina, zink, selen, squfur dhe hekur. Mungesa e hekurit është një nga shkaqet më të zakonshme të rënies së flokëve.
-Spinaqi dhe zarzavatet e tjera me gjethe jeshile. Përveç mineraleve, këto ushqime janë të pasura edhe me hekur. Ato janë një burim i shkëlqyer hekuri për veganët të cilët nuk i marrin këtë element nëpërmjet mishit.
-Mungesa e hekurit, proteinave dhe omega-3 janë të lidhura me rënien e flokëve. Gjithashtu vitaminat dhe mineralet janë të rëndësishme për folikula dhe scalp të shëndetshëm, të cilat së bashku mbajnë flokët të shëndetshëm dhe zvogëlojnë këputjen e flokut.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close