Jeta juaj është më e vlefshme se lidhjet e dështuara, mos vajtoni më!

Jeta vazhdon. Edhe në qoftë se ju mendoni se ju nuk do të mbijetoni pas ndarjes tuaj apo divorcit, jeta është më e madhe se marrëdhënia juaj e mëparshme. Ju gaboheni në qoftë se mendoni se nuk mund të dashuroni përsëri dike tjetër pasi ju kane lënë ose tradhtuar.

1. Argëtohuni për sa kohe qe mundeni. Duke qenë vetëm është bukur. Tani ju keni më shumë kohë për t’u përqendruar në qëllimet dhe ëndrrat tuaja. Kjo është koha kur ju mund të kujdeseni më mirë për veten pa u konsideruar si një egoist. Ju keni më shumë kohë të lirë për të bërë atë që ju pëlqen. Kaloni më shumë kohë me njerëzit e dashur. Filloni të mësoni një gjuhë të re. Lexoni libra interesante, merrni pjesë në ekspozita, galeri arti apo muze. Beni aktivitete sportive apo ndonjë gjë tjetër ne mënyrë qe te jeni aktiv.

2. Jetoni sot. Duke pasur një kujtesë të mirë është një gjë pozitive, por vetëm nëse kjo nuk e prish te tashmen tuaj ose ndërhyn ne të ardhmen. Të gjitha ato gabime që janë bere disa muaj apo vite më parë duhet të analizohen, por korrigjimi i tyre është i pamundur. Zgjidhja më e mirë është që ta lini të kaluarën pas krahëve. Harroni çfarë ka ndodhur dhe faleni veten dhe të tjerët për çfarë është bërë gabim. Qëndroni pozitiv.

3. Respektoni veten. Pas ndarjeve njerëzit fillojnë të dyshojnë nese do të jenë ndonjehere në gjendje për të dashuruar perseri apo per te ndjere dashurine e dikujt tjeter. Në fakt, ju mund të dashuroni dhe t’ju dashurojnë ne minutën e pare pasi jeni ndare me ishin tuaj. Ju thjesht duhet te filloni te dashuroni veten. Mos u ndjeni keq për veten tuaj. Ju meritoni më shumë se kaq. Respektoni veten dhe filloni një kapitull te ri – është koha e duhur për të ndryshuar çdo gjë.

4. Analizoni marrëdhënien tuaj të mëparshme. Në mënyrë që të jemi më te suksesshëm në të ardhmen ne duhet të analizojmë të kaluarën tone. Zakonisht ne bëjmë gabime. Por kjo nuk është pjesa më e keqe sepse eshtë shumë më e rrezikshme që të mos i kushtojmë vëmendje gabimeve. Shmangni se bëri të njëjtat gabime pa pushim. Përndryshe ju do të merrni të njëjtin rezultat negativ dhe kurrë nuk do të mësoni si të ndërtoni një lidhje afatgjatë.

5. Gjeni një partner të ri. Nëse ju mendoni që jeni gati për një marrëdhënie të re romantike me të gjitha gjerat që ajo përfshin, atëherë sigurohuni që ju tashme e keni harruar të kaluarën tuaj. Marrëdhënia juaj e re duhet të jetë shumë më e mirë se ndonjë nga ato të mëparshmet. Mos i projektoni gabimet e bëra nga ishi juaj mbi partnerin tuaj të ri. Mos i përsërisni gabimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button