Arsyet e emigrimit

Situata në të cilën gjendemi nuk është aspak e lehtë, vendi ballafaqohet me probleme të panumërta sidomos në aspektin socio-ekonomik dhe ligjor.
Jemi dëshmitarë të qartë se kriza shoqërore dhe politike në të cilën rrethohemi është rezultat i një procesi të gjatë e të dëmshëm.

I tërë lidershipi shtetëror për kohë të gjatë nuk prodhoi ndonjë strategji apo mundësi të favorshme që sado pak të ndikoj pozitivisht në krijimin e kushteve më të mira të jetës së qytetarëve.
Çdo ditë qytetarët pajisen me informata për korrupsion në secilin institucion të rëndësishëm, përfshirë gjykatat, policinë, universitetin e të tjera.
Atëherë humbet shpresa se ky shtet mund të merret me mirëqenien e qytetarëve dhe kultivimin e një jete më të mirë për ta.

Kosova në vitet e represionit serb të viteve të  90-ta të shekullit të kaluar ka qenë në varfëri më të madhe dhe në shtypjen sistematike të shtetit serb, mirëpo gjithnjë ka ekzistuar një shpresë se një ditë gjithë kjo do të përfundoj. Problemi  më i madh qëndron se ne jemi duke jetuar së bashku me armikun e brendshëm që natyrisht se paraqet defektin bazë për arritjen deri në këtë pikë, ku dihet se promovimi i çfarëdo politike dhe strategjie, nga kjo klasë pushtetarësh dhe diktatorësh do të ishte e pamjaftueshme, meqë pjesa më e madhe e problemeve dhe dështimeve bie mbi supet e tyre.

Në rastin e emigrimit aktual të gjithë qytetarët e Republikës së Kosoves të cilët po kalojnë pa vështirësi kufirin, mendoj se ekziston një lloj kordinimi i padukshëm nga të gjithë mekanizmat e Bashkimit Europian. Paradoksalisht është e çuditshme se si disa ambasadorë perëndimor publikisht shprehen për refuzimin e të gjithë emigrantëve që ilegalisht po hyjnë në zonën e BE-së,  e njëkohësisht me mijëra qytetarë hyjnë andej pa vështirësi të mëdha, por si po duket i tërë ky fluks emigrantësh nuk mund të ketë qasje të lehtë ndaj shteteve të tyre pa një kordinim dhe planifikim të mirëfilltë.

Këtu automatikisht rrjedhin dyshimet nga strukturat perëndimore të vendëve të shengenit, sidomos  atyre hungareze, ku përgjatë pikës kufitare Serbi- Hungari përkatësisht ishte viti 2009, ku në përpjekje për të hyrë në territorin hungarez, fatkeqësisht humbën jetën 15 persona, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë. Ndërsa tash po përmes kësaj ane kalon numër i madh emigrantësh në drejtim të vendëve të ndryshme, madje kemi edhe rastin kur ata shoqërohen edhe nga njësitet policore kufitare.

Mendoj se problemi thelbësor dhe fundamental që rezultoi në ardhjen e këtij disfunksionaliteti shtetëror mund të kategorizohet në dy faktorë që domosdoshmërisht  përbëjn pjesën kryesore të fajit.
Neglizhenca institucionale që shtrihet nga mosfunksionimi i ligjit, ku sipas ligjit disa janë mbi ligjin e disa nuk arrijnë t’i mbijetojnë atij, që fatkeqësisht fjala më së tepërmi që përdoret nga zyrtarë qeveritar  është sektori i drejtësisë ku aktualisht investohet me vetëm 2% e pjesa tjetër shkon për vetë ministrinë.

Një pjesë të fajit gjithësesi e kanë edhe vetë përfaqësuesit e Bashkësisë Europiane e ndërkombëtare në Kosovë, të cilat asnjëherë nuk insistuan për tërheqjen e ndonjë investitori të jashtëm për krijimin e ndonjë mundësie që kishte me gjeneru në vende pune, por në kontinuitet është shfaqur  logjika e një stabilietiti formal e  sipërfaqësor.
Andaj vendi në këso situata të rënda po rrezikon të dështoj dhe njëkohësisht do të humb rëndësinë e subjektivitetit ndërkombëtar  karshi faktori të madh ndërkombëtar. Qeveria  më shumë se kurrë duhet të unifikoj të gjithë energjinë  e saj shtetërore  në  parandalimin e humbjes dhe degjenerimit të kapacietit të saj shtetëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button