Reagimi i VMRO ndaj “bombës” së Zaevit

Pas publikimit të përgjimeve, reagon VMRODPMNE-ja. Në kumtesën e saj thuhet i njëjti qëndrim i shprehur këto ditëve të fundit, se Zaevi i ka siguruar materialet që shpalosi në konferencë, nga shërbimet e huaja dhe se ato nuk janë në interes të askujt në Maqedoni, përveç palëve të treta. Nga VMRO-ja i bëjnë thirrje Zaevit, që të denoncojë çfarëdo materiali që posedon, jo në publik, por në institucionet përkatëse.

“Zaevi filloi sot me publikimin e materialeve për të cilat dëshmoi edhe para kryeministrit Gruevski se i ka siguruar në bashkëpunim me shërbimet e huaja dhe për të cilat është ngritur procedurë penale ndaj tij. Në konferencën e sotme, me qasje joserioze dhe të papërgjegjshme, duke pranuar të bëhet instrument dhe vegël e shërbimeve të huaja, ai tregoi qartë se është i kënaqur nga kjo situatë, dhe vazhdon tëkënaqet duke qenë pjesë e një skenari të krijuar, skenar ky në interes të një pale të tretë. Me qëllimet e tij, Zaevi dëshiron që t’i mbajë peng bashkë-partiakët e tij dhe qytetarët, duke i shpërqendruar nga realiteti dhe nevojat qytetare. VMRODPMNE-ja edhe njëherë i bën thirrje Zaevit, që pa marrë parasysh çfarë materiali posedon t’i dorëzojë në institucionet përgjegjëse për procedurë të mëtejshme, të drejtë, transparente dhe ligjore”, thuhet në reagimin e  VMRODPMNE-së.

Nga VMRO-jashtojnë se skenari i përgatitur nga Zaev, nuk do të ketë efekt. Sipas saj, institucionet duhet t’i vërtetojnë faktet, rrethanat, motivet, por edhe mbështetësit dhe përmbaruesit e këtij skenari, në baza ligjore dhe kushtetuese. Ndërkohë, partitë e tjera, liderët e të cilëve janë përgjuar nga Gruevski dhe Mijallkov, vazhdojnë të heshtin

Lajme të ngjashme

Back to top button