Shpërndarja e ndihmave për të përmbyturit, Rama mbikëqyr procesin

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Fier për të inspektuar procesin e shpërndarjes së ndihmave për familjet e përmbytura.

Ndalesen e pare, zoti Rama e ka patur ne piken qendrore te grumbullimit te ndihmave, e cila perbehet nga 5 magazina te medha grumbullimi. Nga ketu shperndarja behet ne pikat e tjera me te vogla te cdo zone per t’ju shperndare me pas banoreve, sipas nje procesi qe sipas Kryeministrit eshte i mireorganizuar.

“Marrja e tyre nga çdo familjar i regjistruar me kartën e identitetit, përbën një shembull të ri mbi të cilin do të ndërtojmë më tutje, gjithë procesin e transformimit të emergjencave civile. Ky moment na ndihmon që ta shohim më sytë e realitetit, drejtpërdrejt në terren”, tha Rama.

Kryeministri ka pohuar se Qeveria do te jete prane banoreve te zonave te permbytura jo thjesht ne kete moment te veshtire por edhe me pas.

“Ne nuk jemi këtu thjesht sa të dalë dielli, por edhe pasi të ketë dalë dielli ne do të vazhdojmë të përmbushim çdo detyrim ndaj çdo familjeje dhe ndaj çdo fermeri të dëmtuar. Prioritet për ne është zëvendësimi i krerëve të humbur dhe mbështetja e atyre që kanë humbur gjithë prodhimin dhe një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës prodhuese”, tha Rama.

Pasi ka ndjekur te gjithe procesin dhe ka marre informacionin me te fundit nga kreu i Emergjencave Prençi, Kryeministri eshte drejtuar per ne fshatin Kashisht ku eshte takuar me banore te zones./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button