Vijon plaçkitja e emigrantëve kosovarë nga policia serbe

Policia serbe vazhdon të keqtrajtojë e të plaçkisë shtetas nga Kosova. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Suboticë teksa emigrantët kosovarë po përpiqeshin të kalonin kufirin Serbi-Hungari.

Sipas një dëshmitari për Koha.net, policia serbe ka plaçkitur 49 emigrantë të Kosovës, duke ua marrë të gjitha paratë që ua ka gjetur.

“Mua mi kanë marrë 200 euro, ndërsa një familjes nga Malisheva ia kanë marrë 3400 euro”, ka thënë dëshmitari. Për të qenë ironia edhe më e madhe, polica pastaj të plaçkiturve ua ka dhënë nga një dëshmi për gjoja dënim për kundërvajtje, sipas të cilës ata ishin dënuar me nga 5000 dinarë serbë (rreth 40 euro) dhe të gjithë ishin urdhëruar që brenda 48 orëve të braktisnin Serbinë.

Policia u ka thënë se nëse nuk e zbatojnë këtë urdhër, mund të dënohen deri në tre vite burg.

Ndërkohë emigrantët nga Kosova, të mbetur pa para midis Suboticës janë të alarmuar nga ultimatumi i policisë dhe të pashpresë, meqë s’kanë kujt t’u drejtohen që t’i ndihmojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button