Unikkatili kthehet në kohë: Ri-kujton projektin me Gjiklën dhe Hallin (Video)

Një prej reperëve më të njohur shqiptar, Unikkatili, është kthyer në kohë dhe ka kujtuar një prej bashkpunimeve të tij më të mira me reperët pionerë të skenës që vijnë nga Peja të grupit WNC, Gijklën dhe Hallin.

WNC është grup pioner i hip hopit shqiptar që vjen nga Peja, ku edhe mori ndër hapat e parë hip hopi shqiptar. Natyrisht se bashkpunimi i grupit WNC nuk mungoi me grupe tjera, si TBA.

Kështu një prej lyricistëve më të mirë dhe një prej reperëve të parë shqiptarë, Gjikla, u ftua nga Unikkatili bashk me Hallin për të realizuar bashkpunimin e titulluar “Shuj”.

Në këtë këngë reperët flasin për rrethanat e jetës së atëhershme dhe atë që ata i karakterizonte.

Në këtë projekt Unikkatili e përmend se ka prejardhje nga Peja, pra është një “gjysmë pejon”.

“Për ata që se dijn…”, ka shkruar Unikkatili në Facebook bashkngjitur me këngën, që edhe një herë ka rikthyer adhuruesit e hip hopit në kohën kur hip hopi mori hapat e parë.

Këto këngë pa dyshim se do të mbeten të pavdekshme, edhe në rrethanat e muzikës aktuale, ku sidomos edhe hip hopi ka marrë trajtë tjetër, jo korrespondente me origjinalitetin e fillimviteve 2000. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button