Casillas, sërish nën shënjestër për gafat

Pas humbjes qe Real Madrid pesoi ne derbin e rradhes ndaj Atletico Madrid, rikthehet çeshtja Casillas. Veterani dhe kapiteni merengues ben gabime trashanike te cilat nuk mund te kalojne pa u vene re, madje aq te renda sa shpesh kane vendosur edhe fatin e sfides, ashtu si ne Calderon, fundjaven e shkuar.

Ne nje listim te tyre, fillojme me finalen e fundit ne UEFA Champions League. Vertete Real Madrid fitoi trofeun e 10-te, por dalja e Casillas ne golin e Diego Godin per pak e coi Kupen ne shtepine e colchoneros. Ne Brazil 2014, Spanja e filloi ne menyren me te keqe fushaten per te mbrojtur titullin e boterorit jugafrikan. Pesoi 5 gola dhe dalja ndaj Van Persie ishte kryefjala e asaj sfide.

Furia Roja-s e dinin se ndaj Kilit nese humbisnin eleminoheshin. Por Casillas serish nuk i ndihmon shoket e skuadres duke ju dhuruar amerikano latineve golin e dyte te shenuar nga Aranguiz. Megjithese paraqitja ne Brazil ishte katastrofike, portieri madrilen e ruajti vendin ne perfaqesuese.

Ne eleminatoren e dyte te Grupit C per Euro 2016, iberiket humbasin ne Sllovaki dhe numri 1 i tyre zhgenjen serish perballe Juraj Kucka-s. Ajo e te shtunes se kaluar ishte gafa e fundit ne radhe kur lejoi qe Tiago Mendes t’iu jepte avantazhin vendasve ne Calderon./SS/

Lajme të ngjashme

Back to top button