CIVIL kërkon përgjegjësi për ndjekjen masovike të komunikimeve

OJQ CIVIL kërkon përgjegjësi për ndjekjen masovike të komunikimeve.

Deklarata e plotë:

Në konferencën për shtyp të LSDM-së u prezantuan të dhëna frapante për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve të mbi njëzet mijë qytetarëve/eve në vend. Sot doli në pah se pushteti i trajton qytetarët/et e Maqedonisë më keq sesa kriminelët dhe terroristët, duke i kapërcyer të gjitha kufijtë dhe përkufizimet ligjore për ndjekjen e komunikacionit. Me praktikën e këtillë relativizohet në tërësi sundimi i së drejtës dhe në mënyrën më brutale shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut.

DËNIM!  Ne, CIVIL – Qendra për Liri, në mënyrëN më të ashpër e dënojmë këtë sjellje arrogante, të paskrupullt dhe kriminale, të përgjegjësve për këtë përgjim masovik.

PËRGJEGËSI!  Kërkojmë përgjegjësi për përgjimin masovik, menjëherë dhe pa shtyerje.  CIVIL – Qendra për Liri, kërkon një hetim urgjent për përgjegjësit në këtë operacion, duke filluar nga urdhëruesit, e duke përfunduar me ata që kanë dhënë pëlqim për këto veprime kriminale, duke përfshirë organet e hetuesisë, si dhe prokurorisë publike dhe instancave të tjera gjyqësore, të cilët kanë shkelë ligjin dhe në mënyrë brutale i rrezikuan të drejtat dhe liritë e qytetarëve/eve gjatë viteve të kaluara.

PUBLIKONI!  U bëjmë thirrje të gjitha medieve t’i publikojnë materialet të cilat dëshmojnë për shkelje brutale të të drejtave dhe lirive të njeriut në Maqedoni dhe t’i injorojnë kërcënimet nga do që vijnë, nga prokurori Zvërlevski, nga pushteti apo nga mediet nën kontrollin e tij. Kanosjet e tyre s’kanë bazë. Përkundrazi, ato paraqesin shkelje të Kushtetutës dhe të ligjeve të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button