Kirby: Ka tema më të rëndësishme se çështja e pasurisë Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirbi ka deklaruar se prioritet duhet të jetë zbatimi i atyre marrëveshjeve për të cilat është rënë dakord në prill të vitit 2013.

“Gjithsesi edhe çështja e pasurisë do të vije në rend dite, por për Serbinë është me rëndësi që të zbatojë ato për të cilat është rënë dakord në prill të vitit 2013”, ka thënë Kirbi, raporton b92.

I pyetur se cila është çështja kryesore, diplomati amerikan ka thënë se mbi të gjitha duhet menduar rreth çështjeve të drejtësisë, formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe, përcaktimin e prefiksit dhe sigurimet, transmeton Telegrafi.

Kirby ka shtuar se në prag të vazhdimit të dialogut të sotëm në Bruksel, palët kanë pasur kohë të përgatiten për shkak se siç ka deklaruar ai, në të dy vendet janë zhvilluar zgjedhje dhe janë zgjedhur institucionet e reja.

“Tani është koha që të ulen dhe të bisedojnë përsëri”, ka thënë ai.

“Të gjithë e dimë se hapi i fundit është edhe hapi më i vështirë”, ka thënë Kirbi, duke shtuar se vazhdimi i dialogut varet nga vullneti i ekipeve negociatore të dy vendeve për të shkuar përpara.

Ai ka shtuar se beson që ekziston vullneti por se “problemi gjithmonë ekziston në detaje të vogla”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button