100 operacionet që shpërfytyruan Michael Jackson

E nisi me një operacion modest, nga dëshira e madhe për të patur një hundë më të bukur. Por në fund, pas më shumë se 100 ndërhyrjeve, të gjitha përpjekjet për të përmirësuar pamjen e tij dështuan.

Michael Jackson, padyshim një nga shembujt më të këqinj të ndërhyrjeve kirurgjikale, shpenzoi 30 vjet në përpjekje për të arritur “perfeksionin”. Disa nga miqtë e të ndjerit tregojnë se po përpiqej që të dukej si Diana Ross, ndërsa të tjerë, se donte të zhdukte ngjarshmërinë me babain e tij të cilin e urrente. Një dokumetar i ri mbi varësinë e Jackson ndaj kirurgjisë plastike, tregon se përpara së të bënte ndërhyrjen e tij të parë për rimodelimin e hundës, ai ishte aq nervoz sa bindi motrën e madhe La Toya që ta provonte ajo e para. Siç shkruan tabloidi britanik Dailymail, një moment që operacioni i La Toya pati rezultate të kënaqshme, Michael nisi rrugëtimin e tij të nderhyrjeve, në vitin 1979. 7 vite më vonë, pasi bindi mikun e tij të bënte ndërhyrje në mjekër,

Mbreti i Pop –it e ndërmori këtë operacion disa herë. Paravërisht qëllimit fillestar, Jackson bëri gjithashtu botoks, mbushje dhe zbardhje të lëkurës, implante në faqe dhe fryrje të buzëve. Ai e ndryshoi formën e tij të hundës deri në atë pikë sa iu bllokuan rrugët e frymëmarrjes. Sipas eskpertes Eda Gorbis, e cila beson se Jackson vuante nga një sëmundje për shkak të së cilës pacientët kanë probleme me pamjen e tyre të jashtme, Jackson iu nënshtrua mbi 100 ndërhyrjeve kirurgjikale.

Lajme të ngjashme

Back to top button