Çmimet Grammy 2015: Veshjet e yjeve në qilimin e kuq

Këngëtari britanik i muzikës soul Sam Smith dominoi mbrëmjen e së dielës të ndarjes së çmimeve amerikane të muzikës “Grammy Awards 2015″. Smith rrëmbeu 4 trofe, përshirë çmimin për këngën e vitit dhe artisti më i mirë i ri.22 -vjeçari u vlerësua si artisti solo që ka shituar më shumë se një milionë albume në Britaninë e Madhe dhe SHBA, në 2014 – ën.

Pharrel Williams, Beyonce dhe Rosanne Cash, vajza e legjendës Johnny Cash, fituan secili nga 3 çmime Grammy.

Mes artistëve që performuan në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles ishin emra si Madonna, Katy Perry, Rihanna, Kanye West e Sir Paul McCartney.

 

Para ceremonisë, si zakonisht, në qilimin e kuq kanë parakaluar shumë yje. Ja si janë dukur ato…

 

Lajme të ngjashme

Back to top button