Ilirët e dridhën Shkupin (VIDEO)

Në kuadër të xhiros së 16 në Ligën e parë Futboll të vogël, ekipi kumanovar Ilirët para publikut vendas mundi ekipin nga Shkupi, KMF “Skopje” me rezultat tejet të ngushtë (5:4).

Në pjesën e parë fati nuk ishte në anën e klubit kumanovar, ku me sulme të njëpasnjëshme nuk arritën të shënonin gol, këtë rast më së miri e shfrytëzuan mysafirët, përmes Sashe Dimov (0:1), e më pastaj Ivan Sopirovski e rriti avantazhin për 0:2, ku edhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë filloi keq për Ilirët, ku pësuan edhe golin e tretë, ishte Nikolçe Javashev që ngriti epërsinë në 0:3. Ishte ky gol që zgjoi nga “gjumi” ekipin kumanovar, ku Erkan Aliu ngushtoi rezultatin 1:3, pastaj nga pika e bardhë përforcimi më i ri Ylber Alili ishte shumë i saktë 2:3, prapë ishte Ylber Alili që barazoi rezultatin 3:3.

Ekipin mysafir ngriti epërsinë përmes Nikolçe Javashev në 3:4, por ky rezultat motivoi edhe më shumë ekipin vendas, Bekim Ramadani barazoi rezultatin 4:4, dhe ndeshja u mbyll si është më së miri për ekipin kumanovar, ishte pikërisht reprezentuesi i Maqedonisë, Alil Osmani që i sjelli fitoren Ilirëve.

Pas kësaj fitore Ilirët gjenden në vendin e 5-të me gjithsej 22 pikë. Ndeshjen e radhës do të luhet derbi i xhiros ku do të takohen Ilirët me Juventusin, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Kumanovë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button