Benzinat shtrenjtohen deri 3.5, dizeli për 2,5 denarë

­ Çmimet shitëse me pakicë i benzinave prej sonte në mesnatë rriten prej tre deri tre denarë deri 3,5 denarë, ndërsa i dizelit për 2,5 denarë për një litër.

Sipas vendimit të Komisionit rregullatore për energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS­95 shtrenjtohet për tre denarë dhe do të jetë 62 denarë për një litër, Eurosuper BS­98 shtrenjtohet për 3,5 denarë dhe do të shitet nga 64 denatë. Çmimi shitës me pakicë i Eurodizelit do të jetë 51 denarë për një litër.

Çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL­1) shtrenjtohet, gjithashtu, për 2,5 denarë dhe do të shitet nga 39,50 denarë. Rritja ka edhe të çmimeve shitëse me pakicë të mazutit M­1 i cili do të shitet nga 23,456 denarë për kilogram.

Lajme të ngjashme

Back to top button