Kazerma e vjetër në Gostivar do të bëhet kompleks banimi

Ministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi, sot zyrtarisht dorëzoi pronën e patundshme të Ministrisë së Mbrojtjes për përdorim të përhershëm komunës së Gostivarit.

Bëhet fjalë për një tokë me 30 hektarë në fshatin Banjicë, afër deponisë së vjetër të qytetit, ku ndodhen objektet e kazermës së qytetit.

Sipas deklaratës së kryetarit të komunës, Nevzat Bejta, në vendin e kompleksit të depos, e cila vlerësohet rreth 3 milion euro, në të ardhmen do të ndërtohen objekte banimi.

“Planifikojmë të bëjmë plotësim të Planit gjeneral urbanistik dhe miratim të Planit detal urbanistik, me çka atje do të ndërtohet pjesa më e bukur e Gostivarit, që do ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët. E kemi në plan që të ndërtojmë objekte banimi, me çka vlera e tokës do të rritet njëqindfish”, ka thënë kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button