Plenumi Studentor: Hajde ta kthejmë sërish universitetin

Plenumi i Studentëve ka caktuar për më 11 shkurt e martë takimin e radhës të studentëve I cili do të mbahet në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Nga Plenumi thonë se anulimi I ndryshimeve të ligjit janë vetëm një hap para e asaj që ata kërkojnë.

“Ne morëm premtim nga qeveria, por nuk e kemi ndërmend që të rimë në shtëpi dhe të shpresojmë se karma do të bëjë pjesën tjetër. Kemi arritur deri këtu, sepse të bashkuar, me zë të lartë në të gjitha mënyrat po kundërshtojmë reformat në arsimin e lartë. Hajde ta kthejmë sërish universitetin, është koha që të krijojmë një zonë autonome!”, thuhet në paralajmërimin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button