fbpx

Han pa koment për “Puç”-in, rekomandon që problemet të zgjidhen në Kuvend

Komisari evropian për negociata për zgjerim dhe fqinjësi, Johanes Han, në deklaratë për MIA¬n edhe njëherë dërgoi porosi se dëshiron të shohë që debati politik në Republikën e Maqedonisë të zhvillohet në Kuvend, e jo në ndonjë vend tjetër. Siç lajmëron korrespondenti i MIA¬s nga Brukseli, Han konfirmoi se javën e ardhshme do të vijë për vizitë dyditëshe pune në Shkup, por nuk dëshiroi ta komentojë rastin “Puç” dhe kërcënimet ndaj kryeministrit Nikolla Gruevski nga ana e liderit të LSDM¬së opozitare, Zoran Zaev me materiale të marra komprometuese, sipas pranimit të Zaevit nga shërbimet e huaja sekrete.

“Planifikoj ta vizitoj Maqedoninë javën e ardhshme dhe nuk dëshiroj tani për tani të jap kurfarë komente, përveç faktit se insistoj, si edhe çdoherë, të gjitha partitë politike problemet t’i zgjidhin në Parlament dhe të kenë debat politik në Parlament, e jo atë ta bëjnë në ndonjë vend tjetër. Për momentin dhe tani për tani, nuk dëshiroj të jap komente plotësuese dhe duhet të marr informata të mëtutjeshme për ngjarjet e fundit”, theksoi Han para fillimit të Këshillit të sotëm për punë të jashtme në Bruksel.

Trashëguesi i Shtefan Fyles në vendin e njeriut të parë për zgjerim të Bashkimit Evropian, dërgoi porosi edhe se Brukseli është i gatshëm t’u ndihmojë Maqedonisë dhe Shqipërisë me pasojat nga vërshimet e fundit të cilat iu shkaktuan dëme të mëdha vendeve. “Si edhe çdoherë, ku ka katastrofë, është e mundur edhe mbështetja evropiane. Është absolutisht e rëndësishme që të ndërmerret aksion për dëmet dhe shpenzimet për mbulimin e dëmeve. Nëse kjo është e qartë, do të kemi fotografi më të qartë dhe më të saktë, kështu që o të organizojmë diçka sepse jemi të vetëdijshëm për pasojat nga kjo katastrofë natyrore”, porositi Han. Euro komisari për negociata për zgjerim dhe fqinjësi, më datën 15 dhe 16 të këtij muaji do të vijë në Maqedoni, që do të jetë vizita e tij e parë zyrtare në vendin tonë, prej se e mori resorin nga Fyle.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close