Teuta Arifi takon pjesëmarrësit e projektit “Shkëmbimi i kulturave”

Sot kryetarja  e Tetovës Teuta Arifi në hapësirat  e komunës së Tetovës takoi nxënësit  dhe arsimtarët e shkollave fillore “Migjeni” dhe ”Kiril i Metodi”  që do të marrin pjesë në projektin “Shkëmbimi i kulturave” dhe do ta përfaqësojnë komunën e Tetovës në Tregen të Zvicrës. 

“Ndoshta në qytetin ku do të shkoni ju asnjëherë nuk është dëgjuar për Tetovën dhe tetovarët, prandaj dëshiroj që ta përfaqësoni në mënyrë dinjitoze më të mirën nga ne, duke qenë të hapur, të sjellshëm dhe të zgjuar në prezantimin e diturive që i posedoni. Njohuritë dhe përvojat e reja që do t’i fitoni nga ky shkëmbim kulturor do të ju shërbejnë gjatë tërë jetës suaj, pasi që njohja e popujve dhe  kulturave tjera do t’ua zgjerojë horizontet dhe do t’ju nxisë ta ruani, ta kultivoni  dhe ta përfaqësoni më të mirën nga kultura jonë”, i porositi nxënësit dhe arsimtarët e pranishëm, kryetarja Teuta Arifi. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button