Dramë e vërtet në Veles, një person i ka ikur policisë

Pasi e ka ndaluar policia, banor i Kavadarcit është ndalur me veturën e tij dhe më pas si duket është bërë pishman dhe ka filluar të ikë duke tërhequr zvarrë edhe njërin nga policët.

Drama e vërtetë ka ndodhur mbrëmë vonë në rrugën magjistrale Veles-Gradsko.

32 vjeçari nga Kavadarci me veturën me targa nga bullgaria ishte ndaluar nga policët e komunikacionit për kontrolle të rregullta.

Pasi ju ka dhënë dokumentet e nevojshme, ai ka vendosur që të ikë. Me vete ka tërhequr edhe policin i cili pas një kohe të shkurtër ka rënë në rrugë.

I ndjekur nga policia, vetura e 32 vjeçarit është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga, pas çka personi menjëherë është arrestuar.

Polici dhe i arrestuari janë dërguar në spitalin e Velesit pasi që kanë marr lëndime të rënda, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën, thonë mjekët.

Lajme të ngjashme

Back to top button