Dy të arrestuarve të rinj në rastin “Puç” u është caktuar masa e arrestit

Dy të arrestuarve të rinj në rastin “Puç” u është caktuar masa e arrestit me burg 30 ditë.

Gjykata bëri me dije se shtetasi Gj.L (52), banues në Shkup dhe i punësuar në MPB, si dhe Z.K (49), banues në Veles, ish i punësuar në MPB, kanë bashkëpunuar me ish-shefin e Shërbimeve Zoran Verushevski dhe kreun e opozitës, në “spiunimin e shtetit” dhe në “organizimin e puçit ndaj pushtetit”.

Sipas Policisë, ata kanë qenë të angazhuar në funksion të një shërbimi të huaj, duke ndërmarrë aktivitete kundrejt siç thuhet shpërblimeve të mëdha financiare.

Lajme të ngjashme

Back to top button