Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Kotromanoviq për vizitë në Maqedoni

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Ante Kotromanoviq, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë vizitës, ministri Kotromanoviq do të ektë takim me nikoqirin e tij, ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski. Ministrat e mbrojtjes do të nënshkruajnë edhe dy marrëveshje për bashkëpunim, ndërsa takim do të kenë edhe delegacionet e të dy minsitrive.

Në kuadër të vizitës, ministri Kotromanoviq do ta vizitojë edhe Qendrën për trajnim të pilotëve dhe Regjimentin për operacione të posaçme në kasermën “Ilinden”.

Lajme të ngjashme

Back to top button