Me shqiptarët që këmbë mësyjnë Budapestin: Natën, ftohtë, frikë, lodhje… por, nuk ndalen! (Video)

Është një natë me shi dhe lagështi. Temperaturat janë të ulëta. Fillimisht, rrugës për në zonën kufitare Hungari-Serbi duken të qeta. Policia hungareze duket se nuk ka kapacitete të mjaftueshme të merret me emigrantët nga Kosova, ndaj ata kalojnë më lehtë. Por, rreziqe ka, sepse banorët lokalë ndonjëherë shtien me armë nga frika.

Rrugës duket sikur nuk ka lëvizje. Një grup kosovarësh tentojnë të bien dakord me një taksi. Kjo duket më e lehta për ta në këtë kohë.

Stacioni i vogël i autobusëve në Ashottalom, një fshat komunë, duket e vetmja dritë e ndezur. Qetësi deri në momentin kur parkohet makina. Vërshojnë për të pyetur për ndihmë, thonë se kanë ftohtë dhe duan strehim ose taksi t’i çojë në destinacionet që duan. Radhët shtohen dhe disa vazhdojnë në këmbë, pavarësisht se nuk e dinë ku mund të jetë stacioni i radhës. Kanë frikë të flasin pa arritur në vendin ku duan.

“Ka kaluar disa orë pas mesnate dhe shqiptarët nga Kosova ende në këtë rrugë të errët vazhdojnë në drejtim të Budapestit, për të kërkuar një jetë më të mirë. Qyteti më i afërt Szegedi është rreth 20 kilometra larg nga këtu. Ende vazhdojnë turma të mëdha – pa u ndalur”, raporton TCH.

Vazhdon rrugëtimi. Thonë kryesisht se kanë ikur për të kërkuar një jetë me kushte më të mira ekonomike dhe se nuk kanë parë se çfarë mund të humbin.

Për disa fati është megjithatë më i mirë. Por shumë prej tyre kapen nga policia. /Top Channel/

Lajme të ngjashme

Back to top button