Messi s’ka rivalitet me Ronaldon

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka mohuar sugjerimet se ai dhe sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ndajnë një rivalitet të ashpër mes vete.

Dy futbollistët në fjalë kanë dominuar çmimet individuale në Spanjë, por argjentinasi ka pranuar se admiron 28 vjeçarin portugez dhe nuk ndihet në garë kundër tij. “Nuk ekziston aspak rivalitet me Ronaldon.

Ai është njeri i mirë dhe mund të ndryshojë çdo ndeshje. Ai i bën gjërat e tij kurse unë jam i fokusuar te Barcelona. Duam të fitojmë tituj në Spanjë dhe Evropë këtë sezon”, deklaroi Messi për magazinën ‘Maxim’. Katër herë fituesi i ‘Topit të Artë’ po ashtu dha një deklaratë interesante duke thënë se do të vendoste të bëhet futbollist edhe nëse nuk do të paguhej fare.

“Edhe nëse nuk do të paguhesha për të luajtur, prapë do të vendosja për këtë profesion para diçkaje tjetër. Nuk është rastësi që futbollistët e Barcelonës që mbajnë jetën e tyre private kanë arritur sukses. Ne jemi futbollist, jo yje të filmit. Ne nuk duam të kemi jetën e një ylli të filmit. Kur nuk jemi duke luajtur ose stërvitur, ne jemi në shtëpi me familjet tona.

Sa i përket karrierës time, unë asnjëherë nuk kthehem prapa për të shikuar atë që kam bërë. Do ta bëjë këtë pasi të pensionohem. Deri atëherë dua të mbetem i përqendruar sepse pa marr parasysh çka keni bërë në të kaluarën, çdo sezon është një sfidë e re”, shtoi Messi.

Lajme të ngjashme

Back to top button