Katy Perry: Po më cenojnë privatësinë

Këngëtarja e famshme, Katy Perry ka akuzuar paparacët për disa foto të shkrepura brenda shtëpisë së saj duke përdorur lens të gjatë të kamerave.

Ajo nëpërmjet Twitterit akuzoi fotografët se po i cenojnë privatësinë e saj dhe të familjes dhe kërkoi nga përdoruesit e internetit që të mos i shpërndajnë ato.

“Është ilegale të postoni fotografitë e mija me familjen në shtëpinë time të cilat i kanë realizuar paparacit që s’kanë etikë”, ka shkruar ajo.

“Çdo shpërndarje e këtyre fotografive është kundër vullnetit tim dhe është kërcënim për privatësinë time dhe të familjes”, ka vazhduar këngëtarja.

Perry së fundmi performoi në pushimin mes dy pjesëve në ndeshjen e famshme Super Bowl.

Lajme të ngjashme

Back to top button