Kërçovë: Zvogëlohet numri i nxënësve në shkollat fillore

Numri i nxënësve në shkollat fillore në Kërçovë vazhdimisht zvogëlohet. Gurbetçarët gjithnjë e më shumë i marrin fëmijët në mërgim, me çka numri i nxënësve nga viti në vit bëhet gjithnjë e më i vogël.

Nga Sektori për arsim në Komunën e Kërçovës thonë se në krahasim me vitet e kaluara, këtë vit vërehet rënie e numrit të nxënësve që janë regjistruar në klasë të parë.
 
“Në të kaluarën nxënësit shqiptarë ishin 30 për qind më shumë se numri i maqedonasve bashkë me turqit dhe romët. Tani pothuaj se nuk ka dallim. Numri i nxënësve shqiptarë që janë regjistruar këtë vit në klasë të parë është rreth 180 nxënës i barabartë me numrin e maqedonasve bashkë me turqit dhe romët”, thotë Nuredin Asani, bashkëpunëtor në Sektorin për arsim në Komunën e Kërçovës.

Shkolla fillore “Rexho Rushit Zajazi” dikur ishte shkolla me numër më të madh të nxënësve në Kërçovë dhe në rrethinë, por viteve të fundit nuk është ashtu.
  
“Gjatë pesë viteve të fundit ulja e numrit të nxënësve stabilizohet, por numri përsëri është i vogël. Prej 135 nxënësve që janë në listë, vetëm 50 prej tyre janë regjistruar në klasë të parë, që do të thotë se dy të tretat prej tyre nuk jetojnë këtu, por jashtë vendit. Këto janë të dhëna shqetësuese”, thotë drejtori i shkollës fillore “Rexho Rushit Zajazi”, Sulejman Dervishi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button