Merkel e Obama sot bisedojnë për Ukrainën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po qëndron në Uashington ku ajo gjatë ditës së sotme pritet të takohet me presidentin Barak Obama, për të biseduar rreth konfliktit në Ukrainë.

Vizita e Merkel vjen në kohën kur qeveria gjermane ka njoftuar se udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë, planifikojnë që ta mbajnë një samit përkitazi më krizën, më 11 shkurt në Minsk të Bjeellorusisë.

Një zëdhënës i kancelares Merkel e ka konfirmuar mbajtjen e këtij samiti dhe atë të dielën, menjëherë pas një bisede të gjerë telefonike që e kanë zhvilluar presidenti i Francës, Francois Hollande, ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, presidenti rus, Vladimir Putin si dhe kancelarja Merkel.

Në Uashington, Merkel pritet t’i kundërshtoj edhe njëherë thirrjet e SHBA-ve që Ukraina të ndihhmohet me armë.

Merkel ka thënë gjatë fundjavës në Munich se “ky konflikt nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake”

Lajme të ngjashme

Back to top button