Microsoft rivalizon Apple dhe Google

Microsoft duket se po shfaqet shumë fuqishëm në treg, duke sjellë produkte e kryesisht aplikacione të reja për platformat konkurrente të Apple dhe Google.

Aplikacionet e reja të kompanisë shfaqin një nivel të lartë shërbimesh dhe po konkurojnë mjaft mirë aplikacionet e kompanive të tjera. Pak kohë më parë Microsoft ka blerë aplikacionin e emailit Acompli të cilin e shndërroi në një aplikacion Outlook për iOS dhe Android si dhe blerja e kalendarit, Sunrise.

Të dyja aplikacionet kanë si qëllim të konkurrojnë aplikacione ekzistuese si Gmail, Google Calendar, iCloud dhe Yahoo Mail në platformat që përdorin sisteme operative të ndryshme.

Megjithatë pavarësisht të gjitha përpjekjeve përballja me tregun është e vështirë. Aplikacioni Gmail u rendit si dominuesi i tregut disa vite më parë përsa i përket aplikacioneve të postës elektronike dhe ai s’do të shkojë asgjëkundi.

Blerësit e një telefoni të ri patjetër që mund të vendosin të përdorin iCloud në shumicën e rasteve. Pra aplikacionet e Microsoft gjithmonë do të kenë një shtrirje të kufizuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button