Dertet tona

Njëlloj sikur unë, edhe shumë qytetarë të tjerë të këtij shteti ndjejnë nevojën për ta shprehur  mllefin rreth situatës së padurueshme që ka krijuar elita politikbërëse në Maqedoni. Në mos paçim mundësinë të shprehim mllef, atëherë ti qajmë hallet njëri tjetrit duke shprehur pikëpamjet tona rreth çështjeve aktuale.

Nikolla Gruevski erdhi në pushtet njëlloj si gjithë të tjerët në Maqedoni, në atë kohë kur kundërshtarët e tyre, në këtë rast LSDM, ishin në krizë. Duke ndërtuar një rreth të fortë me politikan të rinj, me këshilltar të orientuar nacionalistikisht me theksin e antishqiptarizmit si baza e politikës së udhëheqjes, me shpinën e ruajtur nga daja i tij Sashko, dhe duke eliminuar gardën e vjetër që nuk do ti kryente punë siguroi veten dhe partinë e tij që disa mandate do ngelej pronar i këtij shteti.

Projektet radhiteshin një nga një, faktori politik shqiptar mbante heshtjen. Ndërtoheshin kisha, ndërtoheshin monumente, Shkupi mori pamjen barok, Shqiptarët riheshin në autobusë, vriteshe ndonjë në shkollë, rastet montoheshin, ish-ushtarë të UQK-së eliminoheshin, digjeshin duqanet e Shqiptarëve, inspekcionet e Drejtorisë për të ardhura bëheshin në mënyrë spektakolare vetëm në vendbanimet me shumicë Shqiptare e shumë e shumë padrejtësi ndaj të cilave qytetari i rëndomtë ngelej vetëm duke thënë: e thefshit qafën.

Ndërsa elita e korruptuar mendonte se gjithmonë do jetojnë si pashallarë. Nuk e paramenduan që një ditë do vjen dita e ti vjellin ato që i kanë vjedhur. Por asnjëri nuk do ik pa ju nxirë fytyra e pa i dalë gënjeshtra në shesh. Derisa asnjëri nga ne nuk kishte shpresa se do ndryshonte diçka, ndodhi ajo që nuk e kishim paramenduar. Opozita maqedonase që deri tani nuk tregonte shenja jete nisi ta ngacmojë qeverinë me kërcënime se do ta tregojë të vërtetën para qytetarëve dhe se për këtë ishte mirë e përgatitur me fakte relevante.

Në këtë moment qeveria ndërroi kahje. Po kjo qeveri që nuk lëkundej nga asgjë dhe askush nisi të kërcente ashtu si donin të tjerët. Nisën lëshimet. Lësho pej me studentët, lësho pej me honoraret, me Sindikatën e arsimit etj. Pothuajse kushto mund të kërkonte diqka nga Gruevski dhe ky do tia pranonte lutjen. Mjaftonte vetëm se do thuash që do të protestosh në rrugë ditën e ardshme dhe puna kryhej. Luani i politikës nacionaliste përnjëherë u shnëdrrua në pulë dëfryese për popullin.

Çka më tutje? A do të kemi vetëm ndërrim të kuadrove udhëheqëse apo destabilizim më të gjërë? A do ta marrin atë që e meritojnë ata që neve na konsideruan si joeksistent? A do të përmirësohet gjendja jonë apo njejt do të ngelemi? Gjithë këto i ngelen kohës për ti treguar. Qoftë çka qoftë e hajrit qoftë.

Lajme të ngjashme

Back to top button