Qeveria e grusht shtetit të Egjiptit nuk është legjitime për Turqinë

Zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozdag, ka thënë se “vendimet e marra nga qeveria egjiptiane nuk kanë asnjë legjitimitet për Turqinë”, dhe e ka krahasuar ministrin egjiptian të mbrojtjes al-Sisi si faraoni i shekullit të 21-të.

Duke kritikuar vrasjet e mijëra njerëzve në Egjipt, Bekir Bozdag ka thënë: “Kur ju i shikoni politikat e zbatuara nga al-Sisi në këtë moment dhe politikat e atyre që e mbështesin atë, ështe shumë e qartë se ajo çfarë ka ndodhur në Egjipt nuk është në interes të Egjiptit dhe të egjiptasve”.

Zëvendëskryeministri, Bekir Bozdag, i shprehu pikëpamjet e tij kur u pyet se pse vendet islamike nuk e dënojnë grusht shtetin ushtarak dhe rrëzimin e presidentit Mursi të zgjedhur në menyrë demokratike. Ai tha se Egjipti është i rrethuar nga vendet e sunduara prej monarkive dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe vendosja e demokracisë duke u bazuar në vullnetin e popullit i ka shqetësuar ato vende./mesazhi/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button