fbpx

Zhduket Uran Kupa, truproja e Ziadin Selës

Më datë 6 Shkurt të  këtij viti në rrethana akoma të pa sqaruara është  zhdukur pa asnjë gjurmë, Uran Kupa, i punësuar në Komunën e Strugës dhe njëherit pjesë e shoqërimt të Kryetarit të Komunës së Strugës.

Që nga data 6 Shkurt janë informuar organet policore për rastin në fjalë, por akoma asnjë masë e nevojshme për zbardhjen e rastit nuk është ndërmarrë.

Kërkojmë reagim më serioz nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim që sa më parë të sigurohen informatat për rrjedhën e mëtejme në zbardhjen e ngjarjes.

Ftojmë këto organe, që sa më parë të sigurojnë pamje filmike nga kamerat e sigurisë nëpër vendet publike ku ka mundur të kalojë personi apo makina e tij, me qëllim që të na orientojë drejt kërkimit më të lehtë.

Ju bëjmë me dije se gjithashtu për rastin në fjalë janë njoftuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë të akredituar në vend.

Komuna e Strugës lut të gjithë qytetarët, mediat dhe çfarëdolloj organizate që mund të sigurojë edhe informatën më të vogël për këtë rast, që të njëjtin ta lajmërojnë në organet kompetente, në stacionin më të afërt policor, në media apo tek familjarët.

Vetura e Uran Kupës
Vetura e Uran Kupës

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close